Ekspertët: Aktakuza ndaj Trump, provë për demokracinë amerikane

Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 03 April 2023
Të martën zoti Donald Trump do të dalë para një gjykatësi në Manhatan, duke shënuar rastin e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që një ish-president përballet me akuza penale.
Detajet e aktpadisë ende nuk janë bërë publike. Gjatë tubimeve të tij, zoti Donald Trump i inkurajonte shpesh mbështetësit e tij në thirrjet për ta dënuar demokraten Hillary Clinton.
Por tani, vetë zoti Trump përballet me akuza penale lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë në prag të zgjedhjeve të vitit 2016. Ish-Presidenti Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe ka akuzuar prokurorin e Manhatanit, demokratin Alvin Bragg, për “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht për të penguar kandidimin e tij për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.
Presidenti Biden nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për protesta të mundshme.
Në Nju Jork, një grup i vogël protestuesish thonë se zoti Trump duhet të përballet me një gjyq të drejtë përballë akuzave të ngritura nga një juri e përbërë nga amerikanë të zakonshëm.
Mbështetësit e zotit Trump dolën në rrugët e qytetit West Palm Beach të Floridës, pranë vendit ku jeton ai. Zoti Trump pati bërë thirrje për protesta masive nëse ndaj tij ngrihej aktipadia. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se mbarë bota do të shikojë nëse protestat do të jenë paqësore apo nëse do të ketë dhunë politike, siç ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.
“Vendet e tjera do të ndjekin me kujdes nëse kanë marrë fund prirjet e 6 janarit apo nëse ende egziston mundësia për trazira civile në Shtetet e Bashkuara”, thotë Michael Kimmage me Universitetin Katolik të Amerikës.
Një numër republikanësh të njohur e kanë denoncuar aktakuzën ndaj zotit Trump si të motivuar politikisht. Mes tyre janë edhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis. Ata shihen si konkurrentë të mundshëm përballë zotit Trump për të marrë emërimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale.
Një eksperte i tha Zërit të Amerikës se kjo është shqetësuese.
“Jam shumë e zhgënjyer që ka udhëheqës republikanë, jo të gjithë, por disa prej tyre, të cilët e kritikojnë aktpadinë që nuk e kanë lexuar, sepse ende nuk është bërë publike”, thotë Cecile Shea me Këshillin e Çikagos për Çështjet Globale.
Në vitin 1974 Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen për të menjanuar ngritjen e padisë ndaj tij lidhur me skandalin Watergate. Zoti Nixon nuk u përball me akuza penale sepse u fal nga Presidenti Gerald Ford.
Një numër vendesh demokratike kanë hetuar, ndjekur penalisht dhe në shumë raste, kanë dënuar dhe burgosur ish-udhëheqës, përfshirë Korenë e Jugut, Italinë dhe Francën.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu aktualisht po përballet në gjykatë me akuza për korrupsion.
Ekspertja Cecile Shea i tha Zërit të Amerikës se do të ishte shqetësuese nëse problemet ligjore të zotit Trump marrin përmasa më të mëdha, pasi ai është kthyer pothuajse në një kult për mbështetësit e tij. Ajo vuri në dukje se klima politike në Shtetet e bashkuara është shumë më emocionale dhe e polarizuar krahasur me 50 vjet më parë kur Presidenti Nixon dha dorëheqjen./VOA

Të tjera
-
Muja: LVV s’ka interes për koalicion me PDK-në
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka deklaruar se subjekti i tij...
-
Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Friedri...
-
Trump për sulmet e Indisë në Pakistan: Shpresoj vetëm të përfundojnë shpejt
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është pyetur në lidhje me sulmet me raketa...
-
India thotë se Pakistani ka qëlluar me artileri përtej kufirit
Ushtria indiane ka deklaruar se Pakistani ka qëlluar me artileri në zonën Bhi...
-
Haziri: Kur po hy në Kuvend, si me hy në varreza
Lutfi Haziri i LDK-së teksa fliste në “Politiko” rreth gjendjes politike, për...
-
India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit
India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke ...
-
Mashtroi autoritetet në Zvicër duke përfituar mijëra franga, merret vendim për gruan nga Kosova
Një grua nga Kosova është dënuar në Zvicër për përfitim të paligjshëm të ndih...
-
Çka është qeveria tranzicionale, që po e propozon Abdixhiku?
Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku në konferencën e mbajtur për ...
-
Daut Haradinaj darkon me bashkëluftëtaret e tij, ka një falënderim të veçantë për ta
Deputeti i AAK-së ka publikuar një fotografi ku shihet duke drekuar me bashkë...
-
Reagime të ashpra për propozimin e Abdixhikut për Qeveri Tranzicionale
Propozimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për...
-
Emilja Rexhepi eskalon ndaj Lumir Abdixhikut, e quan “shovinist njëetnik”
Deputetja nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi e ka lexuar si njëetnike pro...
-
Peci: Lirim Mehmetaj e ka personale me mua
Deputeti i Vetëvendosjes dhe ministri në largim i Bujqësisë, Faton Peci ka pr...