EKSKLUZIVE: ZRRE-ja pa Bord, KEK-ut i skadon licenca, Kosova rrezikon të mbetet pa prodhim vendor të energjisë
Autori: Hateme Smajli
15:13 | 25 September 2026
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbetur pa Bord funksional që nga 3 gushti 2026, duke pamundësuar të marrë vendime për çështje që kërkojnë miratimin e këtij organi.
Situata bëhet edhe më serioze për faktin se licencat për prodhimin e energjisë elektrike të termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B” skadojnë më 4 tetor 2026, ndërsa aktualisht Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje.
Këtë e ka konfirmuar vetë ZRRE-ja në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Infokus.
Sipas Rregullatorit, tre anëtarëve të Bordit u kanë përfunduar mandatet, duke e lënë këtë institucion pa kuorumin e nevojshëm ligjor që nga fillimi i muajit gusht.
“Bordi i ZRRE-së nuk ka kuorumin e nevojshëm ligjor për të marrë vendime që nga data 3 gusht 2026, pas përfundimit të mandateve të tre anëtarëve përkatës. Për rrjedhojë, Bordi aktualisht nuk mund të ushtrojë kompetencat vendimmarrëse të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Infokus.
Kjo nënkupton se çështjet për të cilat ligji kërkon vendim të Bordit nuk mund të përmbyllen derisa të rikthehet kuorumi.
ZRRE-ja sqaron se kërkesat për autorizimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike mund të pranohen dhe të plotësohen, por procedurat që kërkojnë vendimmarrjen e Bordit mbeten të bllokuara.
Por problemi bëhet veçanërisht i ndjeshëm te prodhimi i energjisë elektrike nga KEK-u.
Vetëm pak ditë kanë mbetur deri në skadimin e licencave të dy termocentraleve kryesore të Korporatës Energjetike të Kosovës.
ZRRE-ja ka konfirmuar për Gazetën Infokus se licencat e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” janë të vlefshme vetëm deri më 4 tetor 2026.
“Kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) janë subjekt i licencimit nga ZRRE-ja, në përputhje me legjislacionin në fuqi. TC Kosova A dhe TC Kosova B kanë licenca të ndara për prodhimin e energjisë elektrike nga ZRRE-ja. TC Kosova A është i licencuar me Licencën nr. ZRRE/Li_115/26, ndërsa TC Kosova B me Licencën nr. ZRRE/Li_116/26. Të dyja licencat janë të vlefshme deri më 4 tetor 2026”, kanë konfirmuar nga ZRRE-ja.
Kështu, nëse deri në atë datë nuk rivendoset kuorumi dhe nëse vazhdimi apo lëshimi i licencave kërkon vendim të Bordit, krijohet rreziku që KEK-u të përballet me skadimin e licencave të prodhimit për të dy termocentralet pa një vendim të ri të ZRRE-së.
Vetë Rregullatori pranon se mungesa e kuorumit ndikon në trajtimin e çështjeve që kërkojnë vendim të Bordit.
Sipas ZRRE-së, palët njoftohen për rrethanat që ndikojnë në zhvillimin e procedurave përkatëse.
Situata e krijuar vjen në një moment kritik për sektorin energjetik./Gazeta Infokus

T� tjera
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
































