Lajme

EKSKLUZIVE: Majorja e policisë flet për herë të parë për policin e vrarë Lirim Haxholli

Autori: Ermirë Berisha 22:10 | 30 August 2022

Majorja Tahire Haxholli, në emisionin Gratë N’Fokus me Era Berisha mes emocionesh ka folur për familjarin e saj policin e vrarë Lirim Haxholli.

Ajo ka thënë se kur ka ndodhur ky rast ka menduar ta lë policinë, por duke e ditur se sa e ka dashur uniformën Lirimi ka vendosur që të vazhdojë të jetë në mbrojtje të të gjithë atyre që kanë nevojë për mbrojtje.

“Kam rastin në familje, që mka prek shumë ky është rasti i familjes që m’ka prek, kam mendu edhe aty që ta lë policinë, por prap kur e kom ditë që ai e ka dashtë policinë dhe unë kam qenë shtyese që të jetë ndoshta edhe modeli që të hyjë ne polici, m’ka bo të fortë që të kthehem dhe të punoj prap në polici dhe t’i mbroj qytetarët, t’i mbroj kolegët dhe kush të ketë nevojë”, ka thënë Tahire Haxholli, majore në Policinë e Kosovës. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera