“Ejani me familjet tuaja në Marshin për Liri, të mbrojmë lirinë, historinë dhe UÇK-në”
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 11 September 2026
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në “Marshin për Liri”, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Eliza Hoxha ka prezantuar programin dhe folësit e Marshit.
“Në emër të platformës ‘Liria ka Emër’ do të flasim ne të dy së bashku, do ta hapim, në fakt, pjesën formale të Marshit. Në emër të shoqatave të dala nga lufta do të flasë Hysni Gucati. Do të flasë Liriona Sulejmani në emër të fëmijëve të dëshmorëve, si vajza e dëshmorit Bajram Sulejmani, duke sjellë zërin dhe mesazhin e një brezi që trashëgon kujtesën dhe sakrificën e luftës edhe në familje. Qytetarëve do t’u drejtohen gjithashtu Ardian Gjini dhe Bedri Hamza, si dhe Buna Mustafa, e bija e Salih Mustafës-Calit. Programi do të shoqërohet edhe me këngë, të cilat do të jenë pjesë e mesazhit të këtij tubimi, këngë patriotike, natyrisht, që na kanë frymëzuar dhe na kanë kujtuar gjithmonë për përkushtimin tonë për liri”, tha Hoxha.
Paraprakisht, LKE i ka ftuar liderët e katër partive parlamentare shqiptare të marrin fjalën e tyre, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve në mardh, mirëpo ftesës i janë përgjigjur pozitivisht vetëm kryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe ai i AAK-së Ardian Gjini.
Tutje, Hoxha njoftoi se LKE ka organizuar transport me autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës.
“Ejani me familjet tuaja, ejani me fëmijët tuaj, ejani me prindërit tuaj, me miqtë tuaj, ejani të gjithë bashkë në Marsh më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’, të Marshojmë për çlirimtarët tanë”, tha Hoxha.
Ndërkaq, Ismail Tasholli ftoi qytetarët që t’i bashkohen Marshit, duke theksuar se mesazhi i organizatorëve nga Prishtina deri në Hagë mbetet i njëjtë: të qëndrojnë të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në momente që, sipas tij, kanë rëndësi të veçantë.
“Prandaj, sot dua t’ju drejtoj një ftesë të gjithë qytetarëve. Bashkohuni me ne më 12 shtator, në orën 14:00, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Mos ejani vetëm, ejani me familjet tuaja, merrni fëmijët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe miqtë tuaj, ashtu siç erdhi edhe Eliza. Le të jetë ky Marsh një Marsh qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz. Le të jemi sa më shumë, le të jemi bashkë. Më 12 shtator, ora 14:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Dhe më 15 shtator, nga ora 22:00, takohemi përsëri në Hagë, në natën e pritjes, për të qëndruar së bashku deri në nisjen e seancës së gjyqit”, tha ai.
Dje ka përfunduar edhe aktiviteti “7 Zjarret në 7 Zonat Operative të UÇK-së”.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim guvernatorin ...
-
“Nuk mundemi me ju prit deri në pafundësi”, deputetët nuk shkojnë në sallë as pas 50 minutash, Haxhiu ndërpret seancën e ligjit për Specialen
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për nesër, në orën 11:00, p...
-
LDK dega në Deçan: Kryetari Ramosaj të tërhiqet nga propozimi për rritjen e tarifave të mbeturinave, mos e rëndoni buxhetin e qytetarëve
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Deçan, ka kërkuar nga kryetari i ...
-
Gjakovë: Qytetari gjen portofolin me mbi 600 euro, e dërgon në polici
Sot në Stacionin Policor në Gjakovë është paraqitur qytetari L. Rudi, i cili ...
-
Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë ...
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...
-
‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar
Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare. Në filli...
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
































