Lajme

Ehat Miftaraj për editorialin e Prattipatit: Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 04 June 2026

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pas editorialit të të ngarkuarës me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, duke thënë se ajo çfarë Amerika po i thotë Kosovës është, të zgjedhin ose njërën palë ose tjetrën.

Sipas Miftarajt, Kosova ka rrëshqitur drejt sferës së interesit rus, dhe se me apo pa qëllim, siç shkruan ai Kosova po punon kundër interesave amerikane.

“Amerika ka qene me Kosoven ne kohet me te veshtira. Kosova nuk ka alternative dhe duhet DUHET duhet te jete krah me krah Ameriken. Siguria nacionale ne Kosove eshte e garantuar vetem ne partneritet strategjik me AMERIKEN”, ka shkruar mes tjerash Miftaraj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Editorial nga E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati:

“Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike.

Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”.

Amerika po na thotë, a me neve a me Rusinë! Kosova me veprimet e saj ka rrshit drejtë sferës së interesit RUS. Pa qëllim apo me qëllim Kosova po punon kundër interesave amerikane.
Kjo nuk guxon dhe nuk mundet mu pranu.

Amerika ka qenë me Kosovën në kohët më të vështira. Kosova nuk ka alternative dhe duhet DUHET duhet të jetë krah me krah me Amerikën. Siguria nacionale në Kosovë është e garantuar vetëm në partneritet strategjik me AMERIKËN.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy