Egjipti konservator “hap dyert” për viagrën femërore
Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 18 January 2019
Historike për Egjiptin! Kështu është konsideruar fakti që një vend arab, i pari i tillë në botë, autorizon prodhimin dhe shitjen e një ilaçi, që synon të forcojë dëshirën seksuale te femrat. Megjithatë, analistë të ndryshëm ngrejnë pikëpyetje nëse do të ketë vallë treg për këtë stimulues, në një vend me shoqëri të theksuar konservatore.
“Ndihesha e përgjumur dhe e trullosur, por zemra më rrihte fort”, tregon Leila kur u pyet sesi u ndie pasi konsumoi të parën pilulë të së ashtuquajturës “viagra femërore”, që në gjuhën mjekësore njihet si “flibanserin”.
Bari në fjalë është autorizuar për herë të parë për përdorim në Shtetet e Bashkuara, rreth 3 vite më parë, e tashmë po prodhohet edhe në Egjipt nga një kompani lokale farmaceutike.
Leila, emër i sajuar ky teksa flet për “BBC”-në dhe jo i vërteti, në fakt është një shtëpiake konservatore rreth mesit të të 30-ave. Ajo preferon ta fshehë identitetin e saj pasi, ashtu si shumë femra të tjera në Egjipt, të flasin për problemet seksuale apo epshet seksuale vijon të mbetet një tabu.
Pas thuajse 10 vitesh martesë, ajo rrëfen se vendosi ta provonte pilulën “thjesht nga kurioziteti”. E siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ajo shkoi ta merrte ilaçin në farmaci pa një recetë nga mjeku, duke mos pasur probleme shëndetësore.
“Farmacisti më tha ta merrja pilulën çdo natë për një javë dhe më garantoi se nuk kishte efekte anësore, – rrëfen Leila. – Bashkëshorti dhe unë ishim kuriozë të shihnim se çfarë do të ndodhte. E provova vetëm një herë dhe nuk do ta bëj kurrë më”.
Ritmet e divorceve janë në rritje në Egjipt, e ashtu siç raportojnë mediet lokale, kjo vjen kryesisht për shkak të problemeve të vazhdueshme seksuale mes çifteve.
Prodhuesi lokal i “flibanserin”-ës thotë se, 3 në 10 gra në Egjipt kanë një jetë pasive seksuale. Megjithëse një statistikë e tij vështirë të matet zyrtarisht në një vend kaq konservator.
“Ky trajtim është më se i nevojshëm këtu, përbën një revolucion”, thotë Ashraf Al Maraghy, një përfaqësues i kompanisë prodhuese. Sipas tij, ilaçi është i sigurtë dhe efektiv, ndërsa marrja e mendve apo përgjumja do të kalojnë me kohën, por këtu nuk bien dakord farmacistët dhe mjekët.
Një farmacist është shprehur se ilaçi në fjalë mund të ulë tensionin e gjakut në “nivele alarmuese” dhe mund të rezultojë problematik për njerëzit me probleme zemre apo mëlçie.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...