Lajme

Efektivët e FSK-së stërviten me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 26 May 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se efektivët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka përgëzuar për suksesin në këtë stërvitje efektivët.

“Vazhdojmë me ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione luftarake.

-Advertisement-

Përgëzime për suksesin në stërvitjen e përbashkët të efektivëve tanë me efektivët e Forcave Tokësore të Shqipërisë.

Së bashku gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar ministri Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera