Lajme

Edhe Jahjaga u takua me Blinkenin, publikon foton

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 27 April 2022

Pas Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, edhe Ish-presidentja Atifete Jahjaga e ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Washington DC, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ajo është takuar me Blinkenin gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

-Advertisement-

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, janë takuar sot me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, gjatë ceremonisë së varrimit të ish-sekretares Madeleine Albright.

Fotografi nga ky takim, që duket se ka qenë i shkurtër, ka publikuar vetë Osmani, derisa ka zbuluar edhe se çka i thanë Blinkenit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patëm mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken. E falenderuam për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cënohen sërish”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera