Sport

E zbulon punonjësi i spitalit: Michael Schumacher, i vetëdijshëm…

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 11 September 2019

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin Georges Pimpidou në Paris për t’iu nënshtruar një terapie me bazë qelizat staminale ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbi shëndetin e legjendës së Formula 1. Familja e ish-pilotit gjermam vazhdon të jetë shumë e kujdesshme në ruajtjen e privatësisë që nga viti 2013, kur Michael pësoi aksidentin në alpet franceze.

Nga “Le Parisien” vjen një lajm që shton shpresat për riaftësimin e Schumit: “Është në zonën time, mund t’ju siguroj se është i vetëdijshëm,” mësohet të jetë shprehur një punonjës i spitalit.
Dëshmitari në fjalë, zbulon e përditshmja franceze, duhet të punojë në repartin ku është shtruar Michael, të cilin e ka vizituar miku i tij i vjetër, Jean Todt.

Terapia e ndjekur nga doktori i famshëm Philippe Menasché, kardiokirurg, duhet të përfundojë sot, që do të thotë se Schumacher, i shtruar në këtë spital me emër të rremë, duhet të kthehet në vilën e tij në Zvicër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera