E vërteta për rritjen e vendeve të punës: Qeveria Kurti për 5 vite rezulton me vetëm 8 mijë të punësuar më shumë
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 20 May 2025
Një nga çështjet e shumë diskutuara ditëve të fundit ka qenë ajo e numrit të të punësuarve gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.
Qeveria aktuale sipas statistikave faktike po del se ka manipuluar vazhdimisht me statistikat e punësimit, ndërkohë që të dhënat zyrtare tregojnë një realitet tjetër nga ai që është promovuar publikisht.
Sipas raportit të siguruar nga Gazeta Infokus, të bazuar në statistikat e Trustit Pensional të Kosovës, nëse krahasojmë muajin mars të vitit 2021 – kur Kurti filloi zyrtarisht mandatin – me muajin mars të vitit 2025, rezulton se numri i llogarive aktive është rritur për vetëm pak më shumë se 8 mijë.
Konkretisht, në mars të vitit 2021 kishte 330,988 llogari aktive, ndërsa në mars të 2025-ës kjo shifër është 339,289 – një rritje prej rreth 8 mijë llogari në katër vite.
Nëse këto statistika i paraqesim ashtu siç i shfrytëzonte dhe i paraqiste në publik, ministri i Financave, Hekuran Murati i bie që për katër vite duke marrë për krahasim muajin mars në Kosovë janë shtuar vetëm 8 mijë vende të reja punë apo 8000 të punësuar të rinj.
Një trend pothuajse i ngjajshëm rezulton edhe nëse marrim statistikat nga viti në vit për muajin mars. Bazuar në këto statistika nëse krahasojmë muajin mars të vitit 2024 dhe muajin mars të vitit 2023 rritja e llogarive aktive është vetëm mbi 5 mijë llogari.
- Muaji mars viti 2023 – 2022, rritja e llogarive aktive është vetëm 10 mijë.
- Muaji mars 2022-2021, ritja e llogarive aktive është 13 mijë më shumë

Kjo gjendje që paraqitet më lartë tregon trendin e rënies së punëtorëve aktive vit pas viti gjatë qeverisjes së Kurtit, gjithmonë duke bërë krahasimet për muajin mars.
Madje në fillimet e mandatit deklaratat e ministrit Murati për vetëm për 7 muaj të qeverisjes në vitin 2021 ishin se ishin krijuar 22 mijë vende të reja pune.
“Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind, mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind”, kishte deklaruar ai në atë kohë.
Gazeta Infokus ka publikuar disa artikuj nga statistikat që ka siguruar nga Trusti Pensional i Kosovës e ku shihet diferenca e madhe në shifrat me të cilat mburrej publikisht pushteti aktualisht në largim.
Të hënën Infokusi ka demantuar përmes të dhënave vjetore mesatare të nxjerra nga Trusti deklaratën e kryeministrit Kurti që për katër vite kanë hapur 78 mijë vende të reja pune.
Bazuar në këto të dhëna zyrtare, rezulton se nuk janë krijuar 87 mijë vende pune, por gjatë katër viteve të fundit janë shtuar vetëm rreth 31 mijë llogari të reja të kontributdhënësve aktivë.
Ndërkohë që qeveria Kurti në këto të dhëna ka injoruar vazhdimisht një realitet të tejet të rëndë që paraqet situatën alarmante në Kosovë sa i përket puënsimit ku gati 700 mijë qytetarë në moshë pune janë joaktiv (nuk punojnë as nuk kërkojnë punë), nga ta mbi 100 mijë të rinj as nuk punojnë, as nuk janë në shkollë e as në trajnime. Kështu shkalla e jo aktivitetit vazhdon të mbetet mjaft e lartë, rreth 60 për qind./Gazeta Infokus
Alarmante: Mbi 100 mijë të punësuar më pak në Kosovë vetëm për 3 muajt e parë të vitit

T� tjera
-
Dy ditë nga vra*sja e Arlinda Zekajt, Albert Sylaj ende në arrati
Kanë kaluar 48 orë nga vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, por Al...
-
Qeveria nesër mban mbledhje, nuk dihet rendi i ditës
Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje të mërkurën. Sipas njof...
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...

































