Lifestyle

E tradhëtoi me babain e një nxënësi, mësuesja rikthehet sërish me burrin e saj

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 06 August 2020

Ann Brenen mësuesja 42-vjeçare e një shkolle fillore është pushuar nga puna për shkak të historive të dashurisë që krijonte ajo me baballarët e nxënësve.

Kolegët e saj në shkollën fillore Westoe Crown në South Shield, South Tyneside, ngritën shqetësimin për sjelljen e saj me baballarët e fëmijëve.

Zonja Brenen u kishte thënë mësuesve të tjerë se martesa e saj me burrin Paul ishte në shkëmbinj dhe pasi e la atë në shkurt 2016, ajo filloi histori të ndryshme dashurie me baballarët.

-Advertisement-

Çështje e saj shkoi në gjykatë, ku u shpreh se marrëdhënia me babain e një studenti ishte e papërshtatshme, por dëmtimi mendor ndikoi në gjykimin e saj në atë kohë.

Kolegët zbuluan dhe lidhjen e saj me një nga baballarët e nxënësve pasi i kishin parë rastësisht bashkë. Një mësues pa makinën e saj të parkuar para shtëpisë së babait të nxënësit.

Pavarësisht se pranoi pabesinë e saj në seancën e gjykatës Tyneside, zonja Brenen duket se është falur nga Paul Brenen, 41 vjeç, burri i saj i dytë, i cili thotë se ata janë martuar ndihen të lumtur.

Z. Brenen, një ish-ushtar është shprehur se nuk i interesojnë komentet e të tjerëve. Ai po ndan shpesh nëpër rrjetet sociale foto me gruan dhe dy vajzat e tyre, pa e vrarë mendjen për paragjykimet dhe fjalët e të tjerëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera