Lajme

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 25 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë, pasi 19-vjeçari D.E. ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Itali.

Sipas njoftimit të këshillit të fshatit Ramjan, familja Emerllahu ishte nisur më 21 korrik nga Franca drejt vendlindjes së tyre në Ramjan për pushime. Ai po udhëtonte me një automjet të veçantë, ndërsa prindërit e tij me një tjetër.

Aksidenti ndodhi pranë Milanos, ku automjeti që drejtonte 19-vjeçari u përplas me një automjet tjetër. Pas aksidentit ai u dërgua në një spital pranë Milanos, ku u trajtua për disa ditë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

-Advertisement-

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, D.E. vdiq dje më 24 korrik 2026, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjeç. Ai po vinte në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy