Rozë

E pabesueshme por Kim në janar të 2018’ës bëhet me fëmijën e tretë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 06 September 2017

Këtë s’e keni pritur, apo jo?

Kim Kardashian dhe Kanye west do të presin fëmijën e tretë janarin e vitit 2018 dhe këtë do ua sjell në jetë një nënë surrogate

Kim (36) dhe Kanye (40) raportohet se po e presin fëmijën e tretë nëpërmes një nënë surrogate.

Bebeja pritet që të lind në fund të janarit të vitit 2018 raporton portali i njohur i showbizzit TMZ.

-Advertisement-

Kim ishte raportuar më parë se ka pasur probleme për të mbetur më shtatzënë derisa e ka dëmtuar placentën e saj në dy shtatzënitë e para.

Por, çifti me çdo kusht e dëshironin edhe një fëmijë kështu që ai do të ju vije në jetë në janar të vitit të ardhshëm nëpërmes nënës surrogate.

TMZ thotë se tërë shuma e kësaj procedure do të bëhet 113 850 euro derisa 45 mij dollarë dyshja e ka paguar nënën e fëmijës, për të cilën thuhet se shtatzënia po përparon mirë dhe ajo do të lind fëmijën e tyre në janar të 2018’ës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera