Sport

E pabesueshme, por e vërtetë – Manchester Unitedi mposhtë Southamptoni 9-0

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 02 February 2021

Manchester United ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e Premierligës kundër Southamptonit.

Djajtë e kuq kanë fituar me rezultat 9-0 në ndeshjen e javës së 22-të që e përfunduan edhe me dy lojtar më shumë.

Mysafirët e nisën shumë keq ndeshjen pasi që në minutën e dytë, Jankewitz u ndëshkua me të kuq.

-Advertisement-

Wan-Bissaka (18’), Rashford (25’), Cavani (39’), Martial (69’ dhe 90’), McTominay (71’), Fernandes (89’), James (90+4) dhe një autogol i Bednarek (34’), ishin golashënuesit në këtë sfidë.

Me këtë fitore, Manchesteri ngjitet në vendin e dytë me 44 pikë, aq sa ka edhe City me dy ndeshje më pak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera