Lifestyle

E gjithë masa e koronavirusit që infektoi 53 milionë njerëz peshon sa një lugë çaji

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 17 November 2020

Nëse do të mblidhej, do të zinte vetëm një lugë çaji i gjithë koronavirusi që po infekton njerëzit anë e mbanë botës.

Volumi total i virusit që ka infektuar 53 milionë vetë, do të ishte shumë i vogël, për shkak të përmasave mikroskopike. Këto llogaritje i bëri matematikani, Matt Parker.

“I gjithë kaosi i botës sot do të mblidhej në një lugë çaji telashe. Një grimcë e këtij virusi është shumë e vogël, është thjesht kodi për të thyer mbrojtjen e qelizave të tjera”, shprehet ai.

-Advertisement-

Për të llogaritur vëllimin e koronavirusit, matematikani Parker, u bazua në numrin e qelizave të organizmit dhe atë të të infektuarve me koronavirus , i cili është një milion herë më i vogël se një qelizë njerëzore.

Totali rezultonte vetëm 8 ml.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera