Fun & Video

E frikshme, pitoni varet mbi shtyllë duke ngrënë zogun (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 21 February 2019

Një piton me gjatësi prej tre metrash është kapur duke ngrënë në majë të shtyllës një zog me përmasa të mëdha. Pronarët e shtëpive realizuan videon tronditëse pasi vunë re incidentin në Kingscliff të Australisë.

Gjarpri shihet duke përdorur dhëmbët e tij për të kapur kokën e zogut ndërsa varet në ajër. Pitoni pastaj tregon dominimin e tij dhe siguron kontrollin duke e mbështjellë me forcë trupin e tij rreth zogut.

Pronari i shtëpisë e ndau videon në grupin e Facebook Kingscliff Happenings të mërkurën dhe shkroi: “kurrë nuk e kam parë këtë më parë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera