Fun & Video

E frikshme! Përhapet në Britani loja që udhëzon fëmijët të vetëvriten

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 21 February 2019

Një lojë e rrezikshme, që inkurajon fëmijët të dëmtojnë veten dhe në disa raste të vetëflijohen, është përhapur në Britaninë e Madhe. Sfida e lojës “Momo” ka frikësuar familjet britanike, pasi një djalë shtatëvjeçar u tha shokëve të tij të shkollës se krijesat e kukullave do t’i vrisnin në gjumë.
Loja “Momo”, përmban një grua të mërzitur me flokë të errët, një grim djallëzor dhe sytë e hapur. Ajo josh fëmijët përmes llogarisë së WhatsApp dhe më pas iu dërgon imazhe dhe udhëzime se si të dëmtojnë veten dhe të tjerët.

“Momo” kërcënon se nëse fëmijët nuk bëjnë atë që ajo thotë, atëherë ajo do t’i mallkojë. Një nënë britanike ka paralajmëruar prindërit se loja e rrezikshme mund të ketë kaluar në Mançester, duke raportuar se vdekja e një vajze 12-vjeçare në Argjentinë ishte e lidhur me “Momo-n”.

Prindi i shqetësuar, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ishte ‘thellësisht e alarmuar’ kur mësuesi i fëmijës së saj 7-vjeçar i tha se ai ishte duke kërcënuar nxënësit e tjerë në shkollë. Pasi e diskutoi me djalin e saj, ajo zbuloi se ai ishte ndikuar nga sfida “Momo” dhe në një postim në grupin Facebook të Love Westhoughton ajo zbuloi gjërat e tmerrshme që “Momo” i kishte thënë atij të bënte. Ajo tha: ‘Kur shkova tek shkolla, mësuesja kërkoi të më fliste. Ajo tha se kishte bërë tre fëmijë që të qanin duke u thënë atyre se ‘”Momo” do të shkonte në dhomën e tyre gjatë natës dhe do t’i vriste’.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera