Lajme

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet gjilanasi

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 01 October 2021

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti dyshohet për dhunim ndaj një të miture, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur si dhe është strehuar në një shtëpi të sigurt.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur,  ndaj viktimës femër kosovare, e  mitur. Viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga data e lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera