Lajme

Dy shqiptarë plagosin me thikë të riun grek dhe ikin, ai i ndjek me veturë

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 12 February 2023

Një episod i përgjakshëm ka ndodhur në zonën e Artemisës në Greqi ku një 22-vjeçar grek është plagosur me thikë nga dy shtetas shqiptarë pas një sherri në një klub nate.

Sipas mediave greke të rinjtë janë përplasur brenda klubit ku më pas ka ardhur dhe sulmi me thikë drejt të riut nga një shqiptar 33-vjeçar.

Pas incidentit tre autorët e sulmit janë larguar me një makinë, të cilën 22-vjeçari i plagosur e ka ndjekur me automjetin e tij deri në kryqëzimin e një rruge ku ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur pranë një farmacie.

-Advertisement-

Sakaq, mësohet se dy 33-vjeçarët shqiparë janë arratisur, ndërsa policia ka nisur kërkimin e tyre dhe makinës me të cilën u larguan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera