Fun & Video

Dy gra përleshen mes tyre, njëra goditet me çekiç në kokë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 06 May 2021

Një video tregon momentin e një konflikti të dhunshëm mes dy grave në Nju Jork, SHBA.

Sipas raportimeve, një grua ka goditur me çekiç në kokë, një tjetër grua me prejardhje nga Azia.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një metroje, e shkaku ka qenë maska.

-Advertisement-

“Isha me një mikeshën time dhe kam kaluar pranë saj, mendova se ishte e dehur, e tentuam të kalojmë shpejt.

Ajo na doli përpara dhe na tha hiqeni maskën, pas kësaj ndjeva një goditje të fortë në kokë”, tha gruaja që u sulmua, e cila njihet me emrin Theresa.

Sipas raportimeve, Theresa ka pësuar plagë të konsiderueshme në zonën e kokës, ndërsa policia, ka mundur të arrestojë agresoren.

Më poshtë pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera