Lajme

“Dy fëmijët e Lavdrim Muhaxherit ndodhen në Siri. Si u martua gruaja nga Tirana”

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 21 October 2019

Lavdrim Muhaxheri, njëri nga drejtuesit e shqiptarëve në organizatën terroriste të ashtuquajtur shteti islamik ISIS, mbeti i vrarë gjatë luftimeve në Siri.

Por, sipas gazetares Fatjona Mejdini, dy fëmijët e tij, të lindur në Siri, janë ende aty, shkruan gazeta inFokus.

Në emisionin Opinion, ajo tregoi se historinë se një grua nga Tirana, ishte e martuar me Lavdrim Muhaxherin.

-Advertisement-

“Mund të jap unë shifra të shqiptarëve të paktën në muajin prill: 52 gra dhe fëmijë shqiptarë, ku 43 janë fëmijë dh 13 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 11 gra…Kjo është ishte në muajin prill me pasaportë shqiptarë …Po të hysh në historitë personale të secilës prej tyre…ju besoj e dini se pjesa më e madhe nuk e di që janë dy fëmijë të Lavdrim Muhaxheri. Një person i cili u vra ai ishte i martuar më një grua nga Tirana, sepse ka ndodhur që gruaja nga Tirana së bashku me dy fëmijët e saj u nisën në 2014 dhe shkoi në Siri për të luftuar bashkë me bashkëshortin. Bashkëshorti vdes pasi një viti luftimesh, ishin nisur të gjithë si familje dhe aty është rregulli që gratë martohen dhe më pas ajo u martua me Lavdrim Muhaxherin dhe nga kjo martesë kanë lindur dy fëmijë dhe momentalisht gruaja nga Tirana bashkë më dy fëmijët e Lavdrimit dhe dy fëmijët që i ka sjellë nga Tirana gjenden në Al -Hol./ Opinion.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera