Dugolli: Situata në veri kishte tendenca për një konflikt të madh

Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 03 January 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata në veri nuk ishte aspak e mirë dhe kishte tendenca të përshkallëzimit të një konflikti me përmasa të mëdha.
Kjo, pasi sipas Dugollit, grupet e caktuara kriminale të cilat i kishin vendosur barrikadat në veri të vendit, dirigjoheshin nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nga Beogradi u tha se barrikadat ishin të vendosura nga qytetarët civilë serbë, por shpejtë i doli boja asaj pune dhe nuk ishte e vërtetë se ishin barrikada civile, ato ishin barrikada nga njerëz të armatosur, të maskuar dhe që kishin një agjendë bukur të përsosur për ta përshkallëzuar situatën”, është shprehur Dugolli në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se kushdo që ka vënë pikëpyetje në veprimet e Qeverisë së Kosovës, nuk i ka bërë mirë vendit.
“Nuk dua ta akuzoj askënd, por është keq që një pjesë e eksponentëve politikë opozitar kanë thënë hera-herës se është qeveria, por u pa se Beogradi është ai që i ka nxitur grupet kriminale t’i qesin barrikadat”, është shprehur Dugolli, njofton Klankosova.tv.

Të tjera
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...
-
Kurti konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga presidentja: Kam marrë pjesë më herët e do të marrë edhe tash
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ko...
-
Rihapet rruga për në Merdare, përfundon bllokada e protestuesve serbë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga në drejtim të Pikë...
-
Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:...
-
S’respektuan urdhrat e policisë, arrestohen gjashtë persona në veri
Janë arrestuar gjashtë persona në veri të vendit, pasi të njëjtit nuk kanë re...
-
Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në cere...
-
Digj*et një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kamenicë
Është përfshirë nga zjarri një hapësirë fushore te Kalaja e Kulinës në Kameni...
-
Temperaturat e larta, Gjykata Komerciale vendos për reduktim të orarit të punës
Gjykata Komerciale ka vendosur të reduktojë orarin e punës si rezultat i temp...