Lajme

Serbët bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 01 July 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të mërkurën, nga ora 18:00, rruga drejt pikëkalimit kufitar në Merdarë, në pjesën e Serbisë, do të jetë e bllokuar nga serbët, të cilët pritet të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve në këtë pjesë.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e QKMK-së.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë thirrje që qytetarët të informohen para nisjes së udhëtimit dhe të shmangin pikëkalimit kufitar në Merdarë për të mos hasur në pengesa të panevojshme. “Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 045198000, 045198606, si dhe në numrin pa pagesë 080050095”.

-Advertisement-

Ndryshe, arsyeja e këtij bllokimi ende nuk është bërë e ditur, ndërkohë që edhe në të kaluarën kanë ndodhur raste të ngjashme të bllokimeve të rrugëve që çojnë drejt këtij pikëkalimi, kryesisht për shkak të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera