Kurti s’thotë që pati dakordim me BE-në për dy urat në Ibër: Kush ka dilema, të na kontaktojë

Autori: Gazeta inFokus
17:42 | 01 July 2025
Pas vendosjes së gurthemelit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se mes veriut dhe jugut duhet të ketë komunikim e bashkëpunim sa më shumë.
Ai theksoi se njëra nga urat është për vetura dhe këmbësorë, ndërsa tjetra veç për këmbësorë.
Ai gjithashtu dha edhe detaje për dimensionet e tyre.
“Ndërmjet veriut dhe jugut të ketë sa më shumë komunikim, qarkullim, bashkëpunim. Këto dy ura të cilat janë në të dy anët të urës kryesore të lumit mbi Ibër. Njëra do të jetë për automjete dhe këmbësorë, e njëra veç për këmbësorë. Ajo për automjete dhe këmbësorë e gjatë 51 metra dhe e gjërë 10 metra, nga 1.5 metra trotuar, kjo për këmbësore me gjatësi 41 metra gjerësi 37 metra”, tha Kurti para gazetarëve.
I pyetur nëse ka pasur dakordim me Bashkimin Evropian, Kryeministri tha se ata që kanë dilema mund ta kontaktojnë për shpjegime, pasi siç tha ai gjithçka op bëhet në përputhje me ligjin.
“Unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, këta janë ministra e kryetarë komunash, dhe ne gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe gjithashtu për të mirën e qytetarëve. Ata që kanë dilema lirisht mund të na kontaktojnë dhe t’ua shpjegojmë.
Jemi për t’u hapur edhe ura kryesore. Nga 79 ura së shpejti, vetëm njëra ka policë të uniformuar, përkatësisht karabinierët italianë, e natyrisht edhe ajo urë do të hapet”, tha Kurti.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Era d...
-
I plag*osuri në Vushtrri ka lëndime serioze, flasin nga QKUK
I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmi...
-
Ora 22:40, ditë vikendi – makineri të rënda e punëtorë duke vënë themelet e një objekti banesor në “Mat 1” në Prishtinë
Edhe pse është ditë vikendi dhe ora 22:40, makineri të rënda dhe punëtorë jan...
-
Takimi me ndihmëssekretarin amerikan, Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë partnere e besueshme e SHBA-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar Brendan Hanrahan, zyrtar i ...
-
Plag*osje me ar*më zja*rri në Vushtrri
Një person është plagosur në Vushtrri rreth orës 21:00. Në lidhje me ngjar...
-
Gati tre muaj ngërç, Kosova ende pa Kuvend të konstituar – nesër tentativa e 46-të
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në përpjekjen e 46-të për konstitui...
-
Kërkohet paraburgim për një të mitur, dyshohet se e dhun*oi bashkëmoshatarin në një pyll në Shtime
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të shtunën se e ka kërkuar masën ...
-
Rra*hje mes vëllezërve në Pejë – Njëri përfundon në Polici
Një përleshje fizike mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin ...
-
Zelensky bën thirrje për një momentum më pozitiv në marrëdhëniet me ShBA-në
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është takuar me ministrin e tij të Mbr...
-
Ja sa pritet të jetë denimi për policët që dyshohen se vrànë Agon Zejnullahun
Avokati Eset Berisha ka treguar se si pritet të jetë denimi që dyshohen se vr...
-
Franca njofton arritjen e “marrëveshjes historike”, Kaledonia e Re do të jetë shtet
Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, sip...
-
Rra*hje me karrige në një restorant në Ferizaj – nxirret ar*ma, 4 të arrestuar
Katër persona janë arrestuar pas një rrahje e cila, siç njofton policia, ka n...