Sport

Driton Kuka: Shëtitja me xhudistet kosovare në Paris sjell telashe – kanë shumë fansa

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 05 February 2023

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqin, e ka siguruar medaljen e artë në turneun e xhudos Grand Slam Paris.

Trajneri Driton Kuka në një lidhje direkte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, ka treguar se si është të ecësh rrugëve të Parisit me xhudistet kosovare.

“Të shëtisësh me Majlindën, Distrinë, Norën, Gjakovën dhe të tjerët është telashe sepse aq shumë kanë fansa që vrapojnë pas tyre me marr një autograf sa që të krijohet përshtypja që je në Kosovë”.

-Advertisement-

“Në Francë jemi jashtëzakonisht të popullarizuar”, ka shtuar ai.

“Vlerësohen shumë lartë sportistët tanë, sa që nganjëherë mendoj që po na lajkatojnë më shumë sesa që duhet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera