Drejtori i Emergjencës në QKUK tregon si duhet të mbrohemi nga temperaturat e larta
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 28 June 2022
Në vendin tonë nga dita e hënë janë duke mbizotëruar temperaturat e larta. Madje Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Në lidhje me këtë temë drejtori i Emergjencës në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) Naser Syla, tha për Telegrafin se vetëm gjatë ditës së hënë në Emergjencë tretman mjekësorë kanë kërkuar 261 pacientë, ku prej tyre kishte edhe pacientë që kanë kërkuar trajtim për shkak të të nxehtit.
“Vetëm gjatë ditës së hënë 261 raste janë paraqitur në Emergjencë dhe kanë kërkuar tretman dhe është shumë problem i përballimit nga stafi ynë. Prej tyre ka pasur edhe raste që janë paraqitur nga temperaturat e larta, një prej tyre është pranuar në mjekim intensiv për shkak se ka qëndruar një kohë më të gjatë në diell dhe veç kishte filluar edeme”, tha ai.
Syla këshilloi që fëmijët nga 0 deri në 6 vjeç dhe 50 vjeç e lartë të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të mesditës për shkak se rrezet e diellit janë më të forta, në këtë kohë.
Tutje ai shtoi se koha që duhet shmangur daljet është ora 11:00 e paradites deri në ora 17:00 pasdite.
“Çdo person sidomos fëmijët prej 0 deri në 6 vjeç dhe personat prej moshës 50 vjeç dhe lartë duhet gjithësesi ta shmangin daljen në diell sidomos në pikun e ditës kur rrezet e diellit e kanë efektin më të madh. Këta persona duhet t’i ikin ekspozimit në diell prej orës 11:00 të paraditës deri në ora 17:00 të pas ditës. Përveç në rastet kur duhet të dalin patjetër”, deklaroi Syla.Gjatë ditëve me temperatura shumë të larta duhet të konsumohen deri në 2 litra ujë, për shkak të dehidratimit të trupit për shkak të djersitjes.
“Edhe kur dalin duhet të mbajnë çadër me vete dhe t’i ndjekin hijet dhe vendet e gjelbëruara. Duhet mbajtur organizmin më të hidratuar sepse gjatë verës shumë lehtë vjen deri te dehidratimi i organizmit për shkak të djersitjes më të madhe duhet të konsumohen lëngje dhe ujë sidomos, deri ne 2 litra të konsumohen ujë gjatë 24 orëve ”, përfundoi ai.
Se duhet të mbrohemi nga dielli përvëlues i këtyre ditëve na ka këshilluar edhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
IKSHPK gjatë ditës së hënë doli me një njoftim se nga të nxehtit duhet të kenë kujdes edhe personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiologjike dhe ata me diabet.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...