Fun & Video

Dramë për një grua/ ‘Banda’ e majmunëve i merr foshnjen nënës teksa po i jepte gji dhe ia vrasin

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 22 June 2022

Tanzani- Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mwamgongo.

Një “bandë” majmunësh i rrëmbejnë nënës foshnjen ndërsa ajo po e ushqente me gji.

Fëmija një muajsh ishte në krahët e nënës jashtë shtëpisë kur ndodhi ngjarja e tmerrshme.

-Advertisement-

Shayima Said filloi të bërtiste nga tmerri ndërsa majmunët u larguan me Luhaiba-n e vogël në fshatin Mwamgongo.

“Fëmija ishte me nënën e tij jashtë shtëpisë së tyre kur një grup majmunësh pushtuan oborrin dhe e morën atë,” tha kreu i policisë rajonale të Kigoma, James Manyama, raporton The Citizen.

“Ajo bërtiti për ndihmë dhe fqinjët nxituan në shtëpinë e saj për ta ndihmuar”

Ata arritën ta çlironin foshnjen e vogël nga duart e majmunëve.

“Por kur erdhën fqinjët ishte tepër vonë sepse foshnja ishte tashmë në duart e majmunëve dhe kur ata u përpoqën ta merrnin me forcë, foshnja u lëndua në kokë dhe në qafë”, tha polici.

Luhaiba fatkeqësisht vdiq në spital. Sipas policisë, incidente të ngjashme janë të shpeshta në fshatrat si Mwamgongo që janë afër Parkut Kombëtar Gombe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera