Sport

Dortmundi ndahet me 5 lojtarë, Bellingham më i miri

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 29 May 2023

Borussia Dortmund është ndarë me pesë lojtarë. Emra si Raphaël Guerrero, Felix Passlack, Mahmoud Dahoud dhe Anthony Modeste dhe Luca Unbehaun janë larguar nga verdhezinjtë.

Humbja më e madhe është ajo e Guerreros, anësorit të majtë, i cili del lojtarë i lirë. Portugezi është shumë afër firmës me Atletico Madrid e Diego Simeones.

29-vjeçari u shfaq i përlotur pas takimit me kapitenit Marco Reus, ndërkohë që nënkampionët e Gjermanisë i falënderuan lojtarët për kontributin e tyre.

“Faleminderit për të gjitha vitet dhe momentet e mrekullueshme që përjetuam së bashku me ju me fanellën verdhezi”.

Ndërkohë, Jude Bellingham, i cili është pranë transferimit te Real Madrid, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga.



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Studio Master në UNI – Universum International College dhe merr diplomë të fuqizuar nga Arizona State University

Të tjera