Lajme

Dogana zbulon 20 fishekë të padeklaruar në çantën e shoferit gjatë kontrollit në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 02 September 2026

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi municioni të padeklaruar gjatë kontrolleve të zhvilluara në Zyrën e Brendshme Doganore në Ferizaj.

Sipas njoftimit, gjatë procedurave të zhdoganimit të mallrave të një mauneje, zyrtarët doganorë kanë realizuar kontroll fizik të ngarkesës, ku kanë identifikuar një faturë që lidhej me një armë të ftohtë, pushkë.

Ky dokument ka ngritur dyshime te zyrtarët për praninë e mundshme të artikujve të tjerë të ndërlidhur me armë

-Advertisement-

“Bazuar në këto dyshime, zyrtarët doganorë kanë zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e maunes dhe në sendet personale të shoferit. Gjatë kontrollit të çantës personale janë gjetur dy kuti me municion, gjithsej 20 copë”, thuhet në njoftim.

Sipas Doganës së Kosovës, rasti është proceduar më tej në përputhje me kompetencat ligjore dhe procedurat përkatëse

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy