Fun & Video

“Do të doja mos ta kisha fituar”, mori 2.9 mln £ në llotari, njerëzit i shkojnë çdo ditë në shtëpi për borxhe

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 28 September 2022

Të fitosh llotarinë nuk qenë një fat i madh në të vërtetë, aq më tepër kur bie fjala tek të afërm që ti bien derës për para borxh.

Një gjë e tillë i ka ndodhur Anoop, një burrë nga shteti jugor i Kerala-s, i cili fitoi çmimin e parë prej 250 milion rupi (2.9 milion £) në një llotari të qeverisë shtetërore më 18 shtator, në Indi.

Por gëzimi nuk zgjati shumë për Anoop, 32 vjeç, gruan e tij Maya, fëmijën dhe nënën, të cilët do të marrin pjesë në fitimin e papritur, çmimin më të madh të dhënë ndonjëherë nga lotaria shtetërore.

-Advertisement-

Së fundmi ai ka postuar një video ku u thotë të panjohurve që ta lënë atë dhe familjen e tij të qetë dhe të mos i ndjekin për para borzh. Ai tha se madje duhet të ndërrojë vazhdimisht shtëpi për t’i shpëtuar ngacmimeve.

Ndërsa kamerat dhe mediat u shfaqën në shtëpinë e tij për të treguar fituesin fatlum, turma të kancelarëve u shfaqën gjithashtu duke u përpjekur të merrnin një pjesë të fitimeve të tij.

“Do të doja të mos kisha fituar. Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë,” tha ai.

“Isha shumë i lumtur kur fitova. Kishte njerëz dhe kamera në shtëpi dhe ne ishim të lumtur,” vijoi ai.

Anoop kishte blerë bileta llotarie prej vitesh, por kishte fituar vetëm çmime të vogla më parë.

Papritur, pasi realizoi ëndrrën e tij dhe fitoi xhekpotin, situata u shndërrua në një kaos të pakontrollueshëm, ku dhjetëra njerëz trokitnin në derën e tij çdo mëngjes.

“Kam humbur qetësinë e mendjes dhe nuk mund të banoj dot as në shtëpinë time, pasi jam i rrethuar nga njerëz që më telefonojnë për të më kërkuar të zgjidh nevojat e tyre të ndryshme pasi kam fituar çmimin e parë. Tani vazhdoj të ndryshoj vendin ku qëndroj.

Duhet të vazhdoj të ndërroj shtëpi. Unë shkova dhe qëndrova në shtëpinë e motrës sime, por njerëzit kërkuan atë adresë dhe erdhën atje,” tha ai, shkruan Daily Mail.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera