Sport

Djajtë e Kuq dyfishojnë stërvitjet, para ndeshjes vendimtare me Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 22 February 2023

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka treguar se lojtarët e tij kanë dyfishuar stërvitjet, përpara ndeshjes vendimtare të play-off-it të Europa Leagues, kundër Barcelonës, e cila do të luhet nesër nga ora 21:00.

Megjithatë, Martial mbetet jashtë fushës, pavarësisht se ka rifilluar stërvitjen individuale. Ai nuk është ende në formë, pasi pësoi një dëmtim në ijë disa javë më parë.

Ndërkohë, Antony dhe Harry Maguire pritet të kthehen. Braziliani ka munguar në katër ndeshjet e fundit të skuadrës së tij për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa Maguire u largua nga përballja në Premier League me Leicester të shtunën e kaluar për shkak të një problemi në gju.

-Advertisement-

Barcelona ka disa mungesa kryesore, me Pedrin të lënduar dhe Gavin të pezulluar. Kjo mund t’i hapë rrugën Sergio Busquets për t’u rikthyer në formacionin fillestar, edhe pse ai nuk ka luajtur që nga 5 shkurti për shkak të një lëndimi, shkruan Goal,

Në ndeshjen e parë ekipet u ndanë baras në Camp Nou, me rezultat 2-2.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy