Lajme

Dita e tretë e prote*stës për vra*sjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 30 October 2026

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raporton Ekonomia Online.

Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.

Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.

-Advertisement-

Për dy ditë radhazi protestuesit kanë kërkuar dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa ditën e djeshme kërkesat e tyre ishin që të ketë edhe burgosje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy