Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vra*sjes së Arlinda Zekajt
Autori: Gazeta inFokus
08:35 | 30 October 2026
Katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet kanë ndërmarrë një varg masash ndaj zyrtarëve që dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin e rastit dhe paralajmërimet e viktimës për rrezikun që i kanosej.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka suspenduar kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.
Vendimi u mor në mbledhjen e jashtëzakonshme të KPK-së, pas kërkesës së kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, i cili kishte rekomanduar suspendimin e tyre dhe nisjen e procedurave disiplinore.
KPK-ja ka themeluar gjithashtu një panel hetimor për shqyrtimin e rastit, ndërsa në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores së Pejës është caktuar Valbona Disha-Haxhosaj.
Suspendimet ndaj dy prokuroreve janë bërë pas dyshimeve për veprimet dhe mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit të Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga institucionet dhe, tri ditë para vrasjes, i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Pejës, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Suspendime janë bërë edhe në Policinë e Kosovës.
Policia, bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 zyrtarë policorë, ndaj të cilëve po zhvillohet hetim paraprak lidhur me veprimet dhe mosveprimet në trajtimin e rastit.
Në mesin e të suspenduarve janë:
- Ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë;
- Shefi i Hetimeve Rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë;
- Komandanti i Stacionit Policor në Pejë;
- Zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë;
- Shefi i Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë;
- Ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë;
- Komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë;
- Katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale.
Hetimet e IPK-së kanë nxjerrë në pah edhe probleme në zbatimin e urdhrave mbrojtës.
Sipas gjetjeve preliminare të Inspektoratit Policor, Policia nuk e kishte dokumentuar ekzekutimin e urdhrit mbrojtës të lëshuar më 7 shtator për Arlinda Zekajn.
Ndërsa urdhri i dytë mbrojtës, i lëshuar më 16 tetor, ishte ekzekutuar me gjashtë ditë vonesë, më 22 tetor, pas ndërhyrjes së IPK-së, e cila paraprakisht kishte pranuar informatë nga vetë viktima.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan dhe ndaj të cilit gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.
Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga policia dhe prokuroria, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.
Ekskluzive: Këta janë komplet zingjiri i të suspenduarëve nga IPK për rastin e Arlinda Zekaj
Konfirmohet raportimi i Infokusit: Suspendohen 11 zyrtarë policor të Pejës

T� tjera
-
Gërvalla kërkon përgjegjësi edhe nga Gazmend Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi edhe nga krye...
-
Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t’i trajtojmë me seriozitet
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...
-
Pas vrasj*es së Arlinda Zekajt, Gërvalla paralajmëron mekanizëm të ri për kontrollin e institucioneve
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, ...
-
Ministrja e hedh fajin te secili institucion, ngre pyetje a ka pasur ndikime nga qarqe politike në rastin e Arlindës
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...
-
Nuk ndalen protestuesit, shtyjnë policinë që të hyjnë në zyrën e Kurtit, hedhin edhe me vezë
Tensione janë krijuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit q...
-
Gërvalla: Prokuroria ishte vazhdimisht e informuar për dhun*ën dhe kërcënimet ndaj Arlindës
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se edhe Prokuroria isht...
-
Rasti i Arlindës, Gërvalla: Prokurorja ka refuzuar të hapte rast për kanosje ndaj Albert Sylajt
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...
-
Gërvalla: U konstatua se Arlindës nuk iu mor jeta pa paralajmërim
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...
-
Protes*tuesit tentojnë të futen në objektin e Qeverisë, policia ua pamundëson hyrjen
Para objektit të Qeverisë së Kosovës po mbahet një protestë, në të cilën po k...
-
Dita e tretë e prote*stës për vra*sjen e Arlindës, protestuesit i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvill...
-
Me një komplet vezë, disa prot*estues arrijnë para qeverisë
Tashmë disa protestues kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo...
-
Prot*esta për drejtësi për Arlinda Zekajn mbahet sot edhe në Pejë
Përveç Prishtinës, protestë për drejtësi dhe përgjegjësi për rastin e Arlinda...






























