Lajme

Hakohet Binance – tronditen tregjet e kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 29 October 2026

Një sulm i mundshëm kibernetik ndaj platformës Binance, që mund të përfshijë miliarda dollarë në kriptomonedha, po ndikon në tregjet e aseteve digjitale.

Sipas raportimit të CoinDesk, analistët e transaksioneve në blockchain kanë vërejtur lëvizjen e fondeve nga një portofol i lidhur me Binance drejt një adrese të re, të kontrolluar nga jashtë platformës, raporton coindesk.

Adresa e re përmbante kriptomonedha me vlerë mbi dy miliardë dollarë, përfshirë Ethereum (ETH), Tether (USDT) dhe USD Coin (USDC).

-Advertisement-

Kompania e sigurisë blockchain, Blockaid, raportoi se shuma e transferuar mund të arrinte në afro 3.3 miliardë dollarë.

Ekipet e Binance njoftuan se janë në dijeni të raportimeve për një problem të mundshëm të sigurisë dhe se po e hetojnë rastin.

Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao, i njohur si CZ, deklaroi se fondet e përdoruesve janë të sigurta.

Ai shtoi se ngjarja duket të jetë një sulm kibernetik ndaj platformës, duke falënderuar kompanitë Tether dhe Circle për ngrirjen e fondeve me vlerë përkatësisht rreth 971 milionë dhe 823 milionë dollarë.

Lajmi ndikoi menjëherë në tregjet e kriptomonedhave. Bitcoin ra rreth dy për qind brenda një ore, Ethereum rreth tre për qind, ndërsa BNB, kriptomonedha e lidhur me Binance, pësoi rënie prej rreth gjashtë për qind.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy