Sveçla për rastin e vra*sjes së Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale duhet të marrë përgjigje para ligjit
Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 30 October 2026
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt janë evidentuar disa shkelje serioze institucionale, të cilat kërkojnë hetim të plotë dhe përcaktim të përgjegjësisë ligjore.
Në konferencën për media lidhur me këtë rast, Sveçla ka përmendur moszbatimin e urdhrit të parë për mbrojtje, vonesat në ekzekutimin e urdhrit të dytë, mospërmbushjen e kërkesës për rivlerësimin e nivelit të rrezikut, si dhe mosndërmarrjen e masave të nevojshme për ngritjen e kapaciteteve policore në funksion të garantimit të sigurisë së Arlindës.
Ai ka theksuar se këto janë shkeljet më serioze të evidentuara deri në këtë fazë, ndërsa hetimet e mëtejshme mund të nxjerrin në pah edhe përgjegjësi të tjera.
Sveçla ka bërë të qartë se asnjë dyshim apo pretendim nuk mund të konsiderohet i mjaftueshëm pa një hetim të plotë dhe të mirëfilltë, si dhe pa përcaktimin e përgjegjësisë para ligjit për çdo neglizhencë.
Ai ka kërkuar që të hetohet çdo raportim që nuk është marrë seriozisht dhe çdo paralajmërim i Arlindës që nuk ka marrë përgjigjen dhe mbrojtjen e duhur.
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka vënë në fokus përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës dhe zbatimin e masave mbrojtëse për personat në rrezik.

T� tjera
-
Dy gabime në kopertinën e raportit: Rasti i Arlinda Zekajt ishte raportuar si dhu*në në familje
Dy gabime janë evidentuar që në kopertinën e raportit lidhur me rastin e Arli...
-
Ish-bashkëshorti e largon nga shtëpia gruan bashkë me foshnjën, ajo dërgohet në strehimore
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
“Gjithmonë arsyetime për të mos dhënë llogari”- Leonida Molliqaj godet pushtetin pas vrasjes së Arlinda Zekajt: “SHKARKIM!”
Drejtoresha ekzekutive e organizatës QIKA, Leonida Molliqaj, ka reaguar pas d...
-
Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar
Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërk...
-
Gërvalla tenton të sqarohet për deklaratën për Arlindën: Reagimi im ishte ndaj asaj që tha deputetja Time Kadrijaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka tentuar ta sqarojë deklaratën e s...
-
“Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?
Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, m...
-
“Ajo e shkreta ish kan në rrezik për jetën, e ne s’e dinim” – I moshuari në protestë kërkon përgjegjësi për vra*sjen e Arlindës
Një i moshuar që mori pjesë në protestën e sotme para Qeverisë së Kosovës ka ...
-
Gërvalla: Prote*stuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat ...
-
Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
Një qytetare u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësi...
-
Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me prote*stuesit, e kuptoj mllefin e tyre
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqj...































