Pas vrasj*es së Arlinda Zekajt, Gërvalla paralajmëron mekanizëm të ri për kontrollin e institucioneve
Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 30 October 2026
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Gjatë konferencës, Gërvalla ka bërë të ditur se po shqyrtohet mundësia ligjore për krijimin e një mekanizmi të posaçëm që do të kontrollonte nëse institucionet po i përmbushin detyrimet e tyre ligjore në rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.
Sipas saj, nuk mjafton vetëm të konstatohet nëse institucionet kanë ndjekur procedurat, por duhet të verifikohet edhe nëse ato janë zbatuar në përputhje me ligjin dhe nëse kanë ofruar mbrojtjen e nevojshme.
“Nuk mjafton të kontrollojmë nëse një procedurë është zhvilluar. Duhet të kontrollojmë nëse ajo procedurë është zhvilluar në përputhje me ligjin dhe nëse ka ofruar mbrojtjen që e kërkon ligji”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka theksuar se Zyra e Koordinatores Kombëtare po shqyrton bazën ligjore për krijimin e një mekanizmi të posaçëm për kontrollin e rregullt të respektimit të detyrimeve ligjore dhe procedurave institucionale.
“Aktualisht jemi duke shikuar bazën ligjore. Këto përfundime do të jenë të rëndësishme edhe për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore për periudhën 2027–2031”, ka shtuar ministrja.
Ky paralajmërim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur protesta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e paralajmërimeve të saj për rrezikun ndaj jetës./GazetaInfokus

T� tjera
-
Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit dhe qeverisë pas vras*jes së Arlinda Zekajt: Koha për mobilizim kombëtar
Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërk...
-
Gërvalla tenton të sqarohet për deklaratën për Arlindën: Reagimi im ishte ndaj asaj që tha deputetja Time Kadrijaj
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka tentuar ta sqarojë deklaratën e s...
-
“Keni iluzione”, Sveçla i drejtohet gazetarit: A po m’tregon cila është përgjegjësia e Qeverisë?
Përkundër shkeljeve të evidentuara në raportin për rastin e Arlinda Zekajt, m...
-
“Ajo e shkreta ish kan në rrezik për jetën, e ne s’e dinim” – I moshuari në protestë kërkon përgjegjësi për vra*sjen e Arlindës
Një i moshuar që mori pjesë në protestën e sotme para Qeverisë së Kosovës ka ...
-
Gërvalla: Prote*stuesit nuk janë kundër nesh, janë me Arlindën
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka komentuar protestat dhe kërkesat ...
-
Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
Një qytetare u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësi...
-
Sveçla nuk e sheh dorëheqjen si zgjidhje: Jam me prote*stuesit, e kuptoj mllefin e tyre
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dor...
-
Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqj...
-
Sveçla për rastin e vra*sjes së Arlinda Zekajt: Çdo neglizhencë institucionale duhet të marrë përgjigje para ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se në rastin e vr...
-
Gërvalla kërkon përgjegjësi edhe nga Gazmend Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi edhe nga krye...
-
Sveçla: I kemi identifikuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë, do t’i trajtojmë me seriozitet
Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla dhe Ministri i Punëve të Brendshme Xhe...




































