Lajme

Dita Botërore kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 17 June 2022

Sot është Dita Botërore e Luftës kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës, e cila mbahet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin e komuniteteve mbi përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër shkretëzimit.

Kjo ditë duhet të na kujtojë të gjithëve se neutralizimi i degradimit të tokës arrihet përmes zgjidhjes së problemeve, përfshirjes së fortë të komuniteteve dhe bashkëpunimit në të gjithë nivelet.

Dita Botërore Kundër Shkretëzimit dhe Thatësirës u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara para 24 vitesh për të rritur ndërgjegjësimin mbi aksionet globale dhe kombëtare që kërkohen për të adresuar shkretëzimin, degradimin e tokës dhe thatësirën.

-Advertisement-

CNVP është organizate lider e shoqërisë civile aktive në gjashtë shtetet e Ballkanit dhe përdorë analiza të detajuara bazuar në evidenca për të përmirësuar jetesën e qëndrueshme të komuniteteve rurale që ndikohen nga procesi i vazhdueshëm i shkatërrimit të mjedisit, ndryshimet klimatike, shkretëzimit dhe thatësirës./kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera