Lajme

Diskutohet për reformën në drejtësi dhe rolin e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 21 December 2022

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban tryezën e diskutimit “reforma në drejtësi: roli i Kuvendit të Kosovës”, në një bashkëbisedim me deputetët e Kuvendit nga subjektet politike të pozitës dhe opozitës.

Në këtë tryezë janë të ftuar pjesëmarrës nga Qeveria, sektori i drejtësisë, pjesëtarë të shoqërisë civile e medias dhe përfaqësues diplomatik në Kosovë.

Në këtë tryezë KDI do të publikojë edhe Analizën “Reforma në Drejtësi: në kërkim të konsensusit”.

-Advertisement-

Në këtë tryezë poa shitu dot ë diskutohet se sa e shohin të rëndësishme subjektet politike nevojën për konsensus politik për reformën në drejtësi me theks të veçantë për procesin e vetingut, a presin ato që puna e përbashkët pozitë-opozitë në hartimin e pakos ligjore për procesin e vetingut të përmbyllet me sukses, cilët do të jenë hapat e subjekteve politike për të siguruar mbarëvajtje të këtij procesi në Kuvend, a ka Kuvendi kapacitete të mjaftueshme në resurse humane dhe ekspertizë për të adresuar kërkesat që burojnë nga reforma në drejtësi, veçanërisht vetingun, cilat janë sfidat kryesore për Kuvendin në trajtimin e iniciativave ligjore që ndërlidhen me reformën në drejtësi etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera