“Dinamikë e re politike”, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd flasin për planin franko-gjerman
Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 21 January 2023
Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Beograd, Pierre Cochard dhe Anke Konrad, në një intervistë të përbashkët për gazetën serbe “Danas”, kanë folur për planin e BE-së, mbështetur nga vendet e tyre, si dhe për raportet Kosovë-Serbi.
Ata thanë se synim i këtij plani është normalizimi i marrëdhënieve mes dy fqinjëve, duke shtuar se për të ka unitet të madh mes BE-së dhe SHBA-së dhe se udhëheqësit e vendeve janë të informuar mirë për këtë.
“Bëhet fjalë për mbështetjen reale të ndërmjetësimit të vazhdueshëm europian, frymëmarrjen e një dinamike të re politike dhe vënien sërish në tavolinë të objektivave themelore që janë të qarta: normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë”, thanë ata.
Dy ambasadorët komentuan edhe krizën e fundit në veri të Kosovës, ndërsa thanë se opsioni i një konflikti të ri as që duhet imagjinuar.
Danas: Si ndryshon propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nga ai amerikan?
Ambasadorët: Në mes të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ekziston një unitet i madh i pikëpamjeve për çështjen e Kosovës, për të cilin Beogradi dhe Prishtina janë plotësisht të vetëdijshëm. Është një element thelbësor në zgjidhjen e kësaj krize, për të cilën të gjithë shprehim kënaqësinë. Në çfarë konsiston iniciativa franko-gjermane që ju përmendni? Bëhet fjalë për mbështetjen reale të ndërmjetësimit të vazhdueshëm europian, frymëmarrjen e një dinamike të re politike dhe vënien sërish në tavolinë të objektivave themelore që janë të qarta: normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.
Danas: Në mes Serbisë dhe Gjermanisë ka një shtrëngim të vazhdueshëm të marrëdhënieve, por jo mes Serbisë dhe Francës. Si e shpjegoni këtë dhe ku i shihni shkaqet e acarimit të marrëdhënieve, pasi Franca dhe Gjermania propozuan bashkërisht një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?
Ambasadorët: Gjermania dhe Franca kanë marrëdhënie të ngushta dhe të forta me Serbinë, të cilat edhe nëse kanë burime të ndryshme, janë pjesë e të njëjtit kornizë europiane dhe synojnë t’i mundësojnë Serbisë t’i bashkohet realisht familjes së madhe europiane.
Danas: Me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, ishim shumë pranë një konflikti të armatosur mes Serbisë dhe forcave policore ushtarake ndërkombëtare dhe të Kosovës. Çfarë prisni se në cilin drejtim do të zhvillohet situata?
Ambasadorët: Serbia dhe misionet europiane dhe ndërkombëtare të dislokuara në veri të Kosovës nuk duhet të vendosen në anët e kundërta. Përkundrazi, shprehim kënaqësinë tonë për koordinimin e mirë që u krijua midis të gjithë aktorëve, veçanërisht nën kujdesin e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit special Miroslav Lajçak, që bëri të mundur qetësimin e situatës në terren në fund të dhjetorit. Përveç kësaj marrëveshjeje, tani është urgjente të ndërmerren hapa të rinj: duke zbatuar marrëveshjet e nënshkruara, duke përfshirë krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe dhe kthimin e serbëve në institucione, si dhe duke trajtuar të gjitha çështjet që mbeten mbi tavolinë.
Danas: Sa është mundësia e një konflikti të armatosur në Kosovë në të ardhmen?
Ambasadorët: Askush nuk mund ta imagjinojë një opsion të tillë, që sigurisht do të ishte një fatkeqësi për njerëzit që jetojnë atje dhe për kontinentin tonë.
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...