Dialogu ”një hap para, tre prapa”: Tensione, ngecje e mos transparencë – i paqartë vazhdimi i tij
Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 03 January 2023
Dialogu Kosovë – Serbi ka shënuar më shumë ngecje se sa progres, në vitin që lamë pas.
Kështu ka vlerësuar Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI.
Ajo thotë se gjatë këtij viti pati tensione të shumta që e vështirësuan arritjen e marrëveshjes.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2022 më shumë shënoi ngecje sesa përparim real mes palëve. Ky vit u karakterizua me tensione mes Kosovës dhe Serbisë e shoqëruar me diskurs destruktiv që rezultoi me vështirësi në arritjen e marrëveshjeve”, thotë ajo.
Sipas Haxhollit, edhe kur pati përparime të vogla, ato marrëveshje nuk gjetën zbatim dhe dialogu ishte një hap para e tre prapa.
“Edhe kur u shënuan përparime të vogla në dialog si marrëveshja e re për lirinë e lëvizjes dhe ajo për energji, asnjëra nuk gjetën zbatim në praktikë duke bërë kështu që dialogu të shkonte një hap para, tre hapa mbrapa”, thekson hulumtuesja e KDI-së për Gazeta Blic.
Më pas, ajo përmend propozimin franko-gjerman, për të cilin nuk pati progres për versionin final.
“Në pjesën e dytë të vitit palëve iu propozua një plan i mbështetur nga Franca dhe Gjermania fillimisht e pastaj edhe nga Bashkimi Evropian, por deri në fund të vitit nuk pati progres për versionin final të këtij Plani nga palët”.
Haxholli më tej shton se transparenca për dialogun u përkeqësua, derisa Qeveria nuk publikoi asnjëherë versionin zyrtar të këtij plani.
“Publikut iu ofruan pak informacione për përmbajtën reale të Planit dhe me përjashtim të versioneve që qarkulluan në media një version zyrtar nuk u bë asnjëherë publik nga Qeveritë. Kjo qasje e përkeqësoi tutje transparencën e procesit të dialogut”, vlerëson ajo.
Ajo thotë se një vit jo produktiv i dialogut u mbyll me vendosjen e barrikadave nga grupeve të serbëve në veri dhe se e ardhmja e dialogut mbetet e paqartë për vitin 2023.
“Një vit jo produktiv i dialogut u përmbyll me vendosje të barrikadave nga ana e grupeve të organizuara në Veri të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. E ardhmja e dialogut për vitin 2023 mbetet e paqartë dhe një marrëveshje finale ende duket vështirë e arritshme”, deklaron Violeta Haxholli nga KDI.
Të tjera
-
Nga sot Euro, valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Osmani nderohet në Teksas, një qytet vendos se do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve për ta festuar pavarësinë e Kosovës
Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani iu dhurua vendimi i qytetit Forth Worth ...
-
Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për su*met ndaj KFOR-it në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...