Lajme

“Dialogu Kosovë – Serbi, po e humb peshën”

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 30 May 2022

Procesi i dialogut Kosovë – Serbi, çdo herë është duke e humbur peshën e tij. Kështu ka deklaruar në emisionin “ResPublika” në Tëvë1, drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rshiti.

“Dialogu si qëllim në vetvete po e humb peshën. Dhe dialogu do të bëhet një nga instrumentet që do t’i mundësojë Kosovës që të arrijë disa agjenda, të ketë sukses në disa agjenda shumë më të rëndësishme se dialogu apo tërësisht ndryshe se siç është menduar deri para pak kohësh”, tha Rashiti.

Ai tutje në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e parë atë si një prej pikave të marrëveshjes finale me Serbinë.

-Advertisement-

“Asociacioni nuk është pika ma e nxehtë e debatit… Asociacioni në një farë forme është trajtuar shumë herët në raport me përmbylljen e dialogut. Në momentin që e riformatojmë dialogun dhe themi që asociacioni apo çdo marrëveshje tjetër për mbrojtjen e komuniteteve, të drejtave të tyre, përfshirë edhe kishën, të jetë paketë përfundimtare e marrëveshjes nuk ka asnjë rrezik tjetër. Pra, Qeveria e Kosovës duhet të kthehet pro asociacionit. Do të duhet të pajtohemi në parim si do të duket asociacioni, me kushtin që gjithçka implemtohet ose përmbyllet me marrëveshjen finale e cila nuk do të duhej të vonohej më shumë se sivjet”, tha tutje Rashiti në Tëvë1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera