Dhurohet gjak për viktimat e aksidenteve në trafik
Autori: Gazeta inFokus
15:02 | 18 Nëntor 2017
Me qëllim të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor Kolegji “Tempulli”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtarë të Kosovës për Tranfuzionin e Gjakut kanë organizuar dhurim vullnetar të gjakut për t’iu dal në ndihmë viktimave në trafik.
Në ambientet e këtij kolegji u pa një numër i madh i studentëve, të cilët kishin shprehur interesim për të dhuruar gjak dhe për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve gjatë aksidenteve rrugore.
Drejtori i Kolegjit të Shkencave të Aplikuara Teknike, “Tempulli”, Muhamet Krasniqi tha se edhe Kosovë për herë të tretë shënohet ditën ndërkombëtare për dhurimin e gjakut e cila iu dedikohet viktimave të trafikut.
Sipas Krasniqi, kontribuues për numrin e madh të aksidenteve në Kosovë jemi ne qytetarët si në rolin e ngasësit por edhe në rolin e këmbësorit, duke mos respektuar rregullat ligjore të komunikacionit.
Ai po ashtu tha se çështja e sigurisë në rrugë nuk është duke u vendosur në agjendën e institucioneve vendore me qëllim që të ulet për 50 për qind numri i aksidenteve.
“Fatkeqësisht siguria në rrugë nuk është duke u vendosur në agjendën e asnjë institucioni dhe të askujt, mirëpo është lënë në qoshe… Ne për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar për siguri globale të cilët kanë vendosur një target për vitin 2020 që të përgjysmohet numri i aksidenteve, i të lënduare dhe i të vdekurve mbi 50 për qind, ne duhet të marrim masa konkrete me qëllim të arritjes së objektivave”, tha ai.
Sipas Krasniqit në këtë aksion për dhurimin e gjakut janë të përfshirë studentët e kolegjit “Tempull” dhe se përmes rrjeteve sociale ata kanë njoftuar edhe qytetarët për aksion.
Melania Gjocaj, menaxhere për marketing në Qendrën Kombëtarë të Kosovës për Tranfuzionin e Gjakut tha se qëllimi i këtij aksioni është t’u dalin në ndihmë pacientëve që kanë nevojë, pasi që kërkesat për gjak në vendin tonë për shkak të aksidenteve dhe sëmundjeve janë mjaftë të mëdha.
“Qendra Kombëtare e Kosovës për transfuzionin e gjakut në bashkëpunim me kolegjin “Tempulli”, kanë organizuar një aksion të dhurimit vullnetar të gjakut pikërisht në këtë kolegj me qëllim për t’i ndihmuar ata pacienta të cilët kanë nevojë për gjak më saktësisht për grupe specifike të gjakut, pasi që edhe kërkesat për gjak janë të mëdha gjithmonë, pasi që aksidente të ndryshme, sëmundje të ndryshme, nevoja urgjente për gjak… Dhe për shkak të ditës botërore të viktimave të aksidenteve të trafikut është organizuar ky aktivitet”, tha ajo.
Sipas saj, po shihet një interesim i madh si nga studentët, ashtu edhe nga stafi i këtij kolegji për të dhuruar gjak me qëllim që të shpëtohet një jetë. Gjocaj tha së i gëzon fakti se dhurues vullnetar ka edhe mosha më të vjetra por edhe të rinjë, të cilët duan ta provojnë këtë proces dhe të bëhen kështu dhurues të rregull të gjakut.
Aron Arifaj, student në kolegjin “Tempulli”, tha se është hera e parë që dhuron gjak, dhe se po ndihet shumë mirë.
“Kjo është hera e parë mendoj që duhet të gjithë me dhuru gjak sepse është një gjest shumë i mirë…Do të dhuroj prapë dhe po ndihem shumë mirë“, tha ai.
Ndërsa, Labinot Zekaj për KosovaPress ka thënë se është dhurues i rregullt i gjakut, pasi që ky gjest e forcon imunitetin dhe po ashtu kontribuon në shpëtimin e jetës së njeriut.
“Jam dhurues i rregullt i gjakut, preferoj me dhanë dy herë në vit gjak, kam bisedu me mjekun tim është mirë për forcimin e imunitetit dhe bënë mirë shpëton një jetë“, tha ai.
E për të disatën herë me radhë për të ndihmuar viktimat e aksidenteve rrugore ka dhuruar gjak edhe Naim Demolli, student i Tempullit, i cili tha se duke pasur parasysh që duke dhuruar gjak shpëton jetë, ka vendosur edhe sot të bëhet pjesë e këtij aktiviteti.
“Nuk e di saktësisht , mirëpo ka më shumë se 20 herë…Duke pas parasysh që duke dhuru gjak shpëtojmë jetë të tjera dhe për këtë arsye gjithmonë e kam pasur për bazë që të dhuroj gjak”, tha ai.
Ndryshe, e diela e tretë e muajit nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtim të Viktimave në Trafikun Rrugor.
Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Asociacionin Kosovar të Motorizmit “AMRKS”, si dhe me partnerët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë nesër para Teatrit Kombëtar do të ndez qirinj në nder të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...



































