Sport

Dhurata pas dëmtimit të rëndë, Liverpool rinovon me sulmuesin e talentuar

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 11 August 2022

Liverpool ka rinovuar kontratën me talentin 19 vjeçar Harvey Elliott. Sulmuesi i djathtë anglez ka nënshkruar për pesë vite të tjera më të kuqtë.

19-vjeçari është pjesë e Liverpoolit që prej vitit 2019. Në fillim ka luajtur me të rinjtë e akademisë. Më pas klubi vendosi ta huazonte për një sezon te Blackburn, ku anglezi spikati me paraqitjet e tij.

Në Championship, Elliot zhvilloi 41 ndeshje dhe shënoi 7 gola, por gjithashtu dhuroi dhe 11 asiste për shokët e skuadrës.

-Advertisement-

Menjëherë më pas Jurgen Kloop u bind nga paraqitjet e Elliot për ta kthyer në ekipin e parë, por sulmuesi në ndeshjen e sezonit të kaluar përballë Leeds United, pësoi një dëmtim horror që e mbajti jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Megjithatë dëmtimi është lënë pas, dhe anglezi është rikthyer përsëri për të qenë pjesë e ekipit në sezonin e ri që sapo ka nisur. Në barazimin përballë Fulhamit, Elliot u aktivizua në pjesën e dytë, duke dëmtuar Thiagon e dëmtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera