Lajme

Dhunimi i vajzës 11 vjeçare/ Reagon Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 29 August 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për rastin e dhunimit të vajzës 11 vjeçare nga Prishtina, shkruan Gazeta inFokus.

Haxhiu ka shkruar në faqen e saj zyrtare në Facebook, se është tronditës fakti që nuk ka siguri dhe dhunuesit po  qëndrojnë në liri.

Edhe një krim tjetër. Edhe një viktimë. Edhe shumë dhunues të lirë. Është tronditës fakti që fëmijët, vajzat dhe gratë ende nuk janë të sigurtë, sepse dhunuesit qëndrojnë në liri, sepse nuk shqiptohen dënimet meritore, sepse ende krime të tilla të rënda nuk trajtohen seriozisht dhe ende tentohet të normalizohen, heshten e harrohen.Fatkeqësisht, ky është ende realiteti ynë i cili duhet të ndryshojë orë e çast, dhe për këtë duhet angazhim serioz i institucioneve bashkërisht por edhe i gjithë shoqërisë”, është shprehur ministrja.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu ka kërkuar nga institucionet relevante ta luftojnë këtë krim dhe sa më shpejt të rritet siguria e qytetarëve të Kosovës.

“Ftoj institucionet relevante që të trajtojnë këtë krim të rëndë, duke dëshmuar sa më parë përkushtim dhe rezultat në përndjekje dhe ndëshkim ndaj dhunuesve të të gjitha formave.  Si Ministri e Drejtësisë, jemi të përkushtuar që të ndërtojmë infrastrukturën më të duhur ligjore, që për aq sa na jep kompetencë ligji, të kryejmë të gjitha detyrat që i kontribuojnë drejtësisë.  Policia duhet të sigurojë lirinë e qytetarëve dhe gjykatat duhet të veprojnë, ato nuk duhet ta vështirësojnë tutje jetën qytetare me lirim të kriminelëve”, ka shkruar Haxhiu/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera