Sport

Dështon takimi i radhës, Messi gjithmonë e më larg PSG

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 16 Shkurt 2023

Ditën e mërkurë ishte takimi i radhës midis Messi-t dhe PSG, por përsëri pa rezultat.

Kështu raportojnë mediet franceze, pasi babai i argjentinasit, Jorge u takua me përfaqësuesit e klubit dhe në fund nuk kishte asnjë marrëveshje dhe tani Messi duket gjithmonë e më larg parizienëve.

Muajin e kaluar, presidenti Al Khelaifi ishte treguar i hapur për të plotësuar çdo dëshirë të argjentinasit, por tani palët kanë ngecur.

-Advertisement-

Lionel Messi në fundin e sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndërsa nuk është bërë me dije nëse do të ketë një takim tjetër, por situata po merr gjithmonë e më shumë vëmendje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy