Lajme

Deputeti shqiptar kërkon të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në paisjet qeveritare

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 03 April 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Komisionin për Integrimin Europian propozoi që në institucionet publike të ndalohet përdorimi i rrjetit sociale Tik-Tok, pasi është një rrezik eminent.

Duke folur për rrezikun qe vjen nga përdorimi i Tik Tok, Balla theksoi se ai bën pjese në ato politik-bërës europian që mendon se Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike.

“Unë bëj pjesë në ato politik-bërës europiane që Tik-Tok është rrezik për sigurinë në hapësirën tonë euroatlantike. I bashkohem çdo kongresmeni dhe senatori amerikan, por dhe vendimit të fundit të BE për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në paisjet zyrtare në të treja nivelet”.

-Advertisement-

“Mendoj që dhe Shqipëria duhet ta hedhe këtë hap të njehësimit të qasjes së saj të pakten në paisjet e përdorimit zyrtar dhe ju e dini fare mirë që SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet Partia Komuniste kineze dhe se të dhënat personale që qarkullojnë përmes këtij aplikacioni janë sot në rrezik eminent”, deklaroi Balla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera