Deputeti që i hyn biznesit me Bitcoin
Autori: Agnesa Çitaku
15:56 | 12 June 2018
Vazhdimisht bëhen thirrje të mos investohet në paranë virtuale
Por këtij trendi të investimeve në kriptovaluta nuk i kanë shpëtuar as politikanët kosovarë
Së fundi në këtë “biznes” është përfshirë edhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Në deklarimin e pasurisë që ky i fundit ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit një vend të veçantë zë ‘pasuria’ nga kripto-valutat, shkruan GazetaFokus.
Ai ka investuar rreth 30 mijë në këtë “biznes”.
Krasniqi ka deklaruar se ka Bitcoin Cash (BCH) që aktualisht në treg kanë vlerën 795 euro. E 3 BCH sa ka ai kapin vlerën rreth 2 mijë e 500 euro.
20000 Ripple (XRP) sa ka nënkryetari i PDK-së kanë vlerën e 10 mijë eurove ndërsa 300 Ethereum Classic (ETC) vlejnë rreth 4 mijë euro. 50 Augur (REP) që kanë vlerën 1423 euro, 7000 Cardano (ADA) 1.500 euro, 10 NEO që kanë vlerën 350 euro.
Krasniqi duke ndjekur trendin e investimeve në kriptovaluta, përveç në bitcoin ka investuar edhe në një numër të madh të valutave elektronike me vlerë më të vogël në treg.
Ai ka në pronësi 800 BLZ, të cilat aktualisht në treg kanë vlerë 160 euro. Përveç kësaj, ai ka investuar edhe 20 euro në 1000 FUN dhe 50 euro në 500 CLO.
Krasniqi ka deklaruar se posedon edhe 100000 CV, 100000 STQ, 1600 ËPR, 10 BNB, 890 BEE, 500 ING, 2000 CJT, 1000 BERRY dhe 15000 BNK, të cilat nuk kanë vlerë të lartë të në treg.
E për këtë ‘bzines’ kishte reaguar edhe Banka Qendrore e Kosovës e cila përmes një komunikate për medie kishte kërkuar të kenë kujdes me përdorimin e kësaj monedhe pasi nuk do të rimbursohen në rast të humbjes së parave.
“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Pasuria e Krasniqit
Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, nënkryetari i PDK-së dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar rreth 200 mijë euro pasuri.
Vetëm apartamentin e tij e ka vlerësuar me 100 mijë euro ndërsa pasuri të paluajtshme ka deklaruar bibliotekën, piktura dhe vepra arti me vlerë mbi 15 mijë euro.
Para të gatshme me bankë, Krasniqi ka deklaruar rreth 25 mijë euro ndërsa bashkëshortja e tij mbi 1 mijë euro. E fëmijët e nënkryetarit të PDK-së kanë të kursyera në bankë rreth 16 mijë euro.
E në vitin 2017 kur Krasniqi ishte në krye të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
kishte vetëm 13 mijë euro të kursyera në bankë, bashkëshortja një mijë ndërsa fëmijët rreth 15 mijë./GazetaFokus.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...





























