Lajme

Deputeti i VV-së “vuan” për pagat e sektorit privat: Në këtë objekt të Kuvendit kemi punëtorë me pagë 220 euro!

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 09 February 2023

Deputeti nga radhët e VV-së, Visar Korenica, është shprehur i pakënaqur me diferencën në paga të sektorit publik ndaj atij privat.

Pas rritjes së koeficientit të pagave në sektorin publik, Korenica thotë se mendjen e ka tek punëtorët e sektorit privat.

Ai madje merr një shembull objektin e Kuvendit, ku thotë se ka punëtorë të angazhuar nga kompani private, e që paguhen jo më shumë se 220 euro.

-Advertisement-

Më poshtë statusi i plotë:

Derisa edhe në këto orë të vona vazhdon debati për koeficientin e pagave për punëtorët në sektorin publik, mendjen e kam tek sektori privat.

Paga mesatare në sektorin publik nga 620 euro sa ishte para miratimit të koeficientit tani po arrin në 730 euro.

Derisa në anën tjetër paga mesatare në sektorin privat mbetet mes 450-480 eur. Në këtë objekt të Kuvendit kemi punëtorë të angazhuar nga kompania private me pagë jo më të lartë se 220 eur. Pra, me pagë më të ulët se paga minimale që ka kaluar në lexim të parë.
Një diferencë e tillë prej rreth 40% është një padrejtësi që kërkon vëmendje nga qeveria për ndërhyrje para se të bëhet shumë vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera