Lajme

Deputeti i VV-së: Të rritet shkalla e vigjilencës, Serbia mund të na befasoi

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 10 April 2022

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka reaguar pasi Serbia u furnizua me raketa nga Kina.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ballkani mund të destabilizohet nga Serbia ashtu siç ndodhi gjatë viteve 90-ta nga po ky shtet.

Tutje shton se vendet e Ballkanit Përendimor (sidomos Kosova) duhet të ngrisin shkallën e vigjilencës, para se Rusia e vogël-Serbia të na befasoi.

-Advertisement-

Postimi i tij:

Serbia nuk e dënoi asnjëherë agresionin Rus mbi Ukrainë dhe rrjedhimisht nuk vuri as sanksione ndaj Rusisë.

Përkundrazi, Serbia ka intensifikuar praktikën e blerjes së armëve, herë nga Rusia e herë nga Kina.

Perëndimi do duhej të jetë i vëmendshëm karshi lojës së rrezikshme të Vuçiçit. Vazhdimi i lojës së Serbisë me dy karrige nuk do duhej të vazhdonte, e aq më pak të pranohej.

Ballkani mund të destabilizohet nga Serbia ashtu siç ndodhi gjatë viteve 90-ta nga po ky shtet!

Prandaj, vendet e Ballkanit Përendimor (sidomos Kosova) duhet të ngrisin shkallën e vigjilencës, para se Rusia e vogël-Serbia të na befasoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera