Lajme

Deputeti i VV-së: Nëse SBAShK-u zotohet se do t’i zëvendësojnë orët, automatikisht do u del paga

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 05 October 2022

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, ka thënë se Qeveria ka dy kërkesa ndaj tyre, dhe ajo më e rëndësishmja është për zëvendësimin e orëve.

Rexhaj në Prime Time, ka thënë se kjo duhet të ndodhë patjetër, pasi fëmijët kanë humbur shumë, raporton Gazeta10.

“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBAShK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera